Friday, February 3, 2012

Vllasova Musta - FOLEZË QIELLORE...



Vllasova Musta

FOLEZË QIELLORE...

Një folezë zogjsh
Qëndron si në ajër,
Varur në degën e hajthme.
Shkojnë e vinë stinët
Ajo nuk lëviz,
Përcjell
Cicërima
Dhe paqe.

Çelin sythet,
Pema blerohet
Zogjtë këndojnë e çukasin
Ujëvarë ylberi më hedhin që lart
Shkallinë,
E mes tyre më marrin.

Po patë diku
Në pemë a në strehë,
Folezë pa tinguj brenda,
Ajo nuk është vetëm,
Kam lënë në të
Zemrën,
Mbështjellë me ëndrra...

No comments:

Post a Comment