Ragip Dragusha
MALLI I LULEVE
Përse gonxhet i keni varë,
E freskija ju ka ikë?
Nji nga nji ju jeni tharë
Me lot t’mi ju kam ujit.
A thue loti asht i njelmtë,
Që zverdhina ju ka m’lue,
Gjithkund bari asht i blertë,
Nuk e di ç’fare asht me juve.
N’bahçe tuje ju kam marrë
E prej vazos s’ju kam h’jekë,
Prej Shqipnijet keni ardhë
Kurse k’tu ju jeni djegë.
Ditë për ditë ju pyes: si jeni?
Ç’ka dëshironi me ju prue?
Tana t’mirat ju i keni,
Thoni, ç’farë ju ka mungue?
Pse s’tregoni ? - rrini heshtun,
Tana kryet e keni varë,
Tash sa kohë që ju kam p’vetun,
Me e pasë dijtë s’ju kisha marrë.
A thue malli u ka marrë,
Ju për shoqet në Shqipni?
Gonxhet tueja çelin rrallë,
Ma nuk keni ju freski.
A s’ju vjen pak keq për mue,
Me m’lanë vetëm në këtë vend,
Kur n’Shqipni kam me ju çue,
A thue keni me m’permend...
Përse gonxhet i keni varë,
E freskija ju ka ikë?
Nji nga nji ju jeni tharë
Me lot t’mi ju kam ujit.
A thue loti asht i njelmtë,
Që zverdhina ju ka m’lue,
Gjithkund bari asht i blertë,
Nuk e di ç’fare asht me juve.
N’bahçe tuje ju kam marrë
E prej vazos s’ju kam h’jekë,
Prej Shqipnijet keni ardhë
Kurse k’tu ju jeni djegë.
Ditë për ditë ju pyes: si jeni?
Ç’ka dëshironi me ju prue?
Tana t’mirat ju i keni,
Thoni, ç’farë ju ka mungue?
Pse s’tregoni ? - rrini heshtun,
Tana kryet e keni varë,
Tash sa kohë që ju kam p’vetun,
Me e pasë dijtë s’ju kisha marrë.
A thue malli u ka marrë,
Ju për shoqet në Shqipni?
Gonxhet tueja çelin rrallë,
Ma nuk keni ju freski.
A s’ju vjen pak keq për mue,
Me m’lanë vetëm në këtë vend,
Kur n’Shqipni kam me ju çue,
A thue keni me m’permend...
No comments:
Post a Comment