Friday, February 3, 2012

Kaman Myftaraj - KUR MË PUTH ME ËMBËLSI



Kaman Myftaraj


KUR MË PUTH ME ËMBËLSI


Nuk e di si u ndodha atë çast,
Kur mu përgjigje ëmbëlsisht, të dua.
Gjaku filloi të më vlonte në deje,
Kur shihja shkëlqimin e syve të tua.

Në çdo rrahje zemre të ndjeja brenda,
Në çdo hap që hidhja më ndiqje pas,
Në gjumë më trazoje të gjitha ëndrrat,
Ndonëse pranë meje s’të kisha në shtrat.

Sa herë të shikoj, më shfaqesh si ylber,
Si lëndinë e veshur me lule plot aromë,
Si burim që gurgullon ëmbëlsi përherë,
Si melodi e rrallë që shpirtin më ngacmon.

Për mua ti je një trëndafil i madh më fletë.
Të thërras ty dhe befas në zemër më troket,
Të thërras ty shpirt, dhe shpitin ma qetëson,
Sikur një flutur vjen në gjoks e më shëron.

Të dua zemra ime, të dua gjer në përjetësi,
Për mua ti je dritë, je vetë jeta në dashuri,
Aromën tënde nuk ma fal dot askush.

Tek ti kam gjithë botën, kur më puth...


No comments:

Post a Comment