Dëshira Haxhi
PËR TY!
Kam punë kësaj nate,nuk më flihet,
Do ngre kufij sonte, do ngul pikjada,
Mes resh në qiellin e nxirë,
Do të ndahet dita nga nata..
Jetë…ringjallje, në hapësirë.
Si pikë orientuese, një drithërim lirie,
Që shekujsh vjen me drithëron,
Përmes kurthesh e pritash pabesie,
Më kërkon... Më zbulon… Më gjykon…
Një drithërimë e egër lirie…
Në mes engjëjsh të pafaj endesh Ti,
Edhe mes demonësh, gjithashtu,
Shpirtra endur gjer ne yllësi,
I kam afër... I kam larg... Janë këtu...
Robëria dhe Liria… Je veç Ti...!
Ndaj dhe sot nuk kam gjumë, ngre kufij,
Nata ndahet përmes dritash... Në verbim,
Nëpër natën e pagjumë, je dhe Ti…
Nëpër ditët…Veç një ëndërr’... Drithërim!
Ngre kufij... Shemb kufij…Një marrëzi…
Thonë që e ka emrin : ”Lumturi…!”
Kam punë kësaj nate,nuk më flihet,
Do ngre kufij sonte, do ngul pikjada,
Mes resh në qiellin e nxirë,
Do të ndahet dita nga nata..
Jetë…ringjallje, në hapësirë.
Si pikë orientuese, një drithërim lirie,
Që shekujsh vjen me drithëron,
Përmes kurthesh e pritash pabesie,
Më kërkon... Më zbulon… Më gjykon…
Një drithërimë e egër lirie…
Në mes engjëjsh të pafaj endesh Ti,
Edhe mes demonësh, gjithashtu,
Shpirtra endur gjer ne yllësi,
I kam afër... I kam larg... Janë këtu...
Robëria dhe Liria… Je veç Ti...!
Ndaj dhe sot nuk kam gjumë, ngre kufij,
Nata ndahet përmes dritash... Në verbim,
Nëpër natën e pagjumë, je dhe Ti…
Nëpër ditët…Veç një ëndërr’... Drithërim!
Ngre kufij... Shemb kufij…Një marrëzi…
Thonë që e ka emrin : ”Lumturi…!”
No comments:
Post a Comment