Ragip Dragusha
BLETA
Përmbi lule, gem më gem,
Shih sa larg ti paske shkue,
A mendon se barra e randë
Ndër krahë tu ka me peshue.
T’shoh të kthehesh ti ngarkue
Mbi nji lule unë t’kam parë,
Me mendimin me pushue,
Nektar t’ri ti prap ke marrë.
Era e fortë asht tue t’pengue
Në koshere për me mbrrijtë,
A s’mendon se ke me u rr’zue,
E ngarkueme kështu nji ditë?
Dielli tash ka perëndue,
Ende ke, prapë shumë rrugë,
Nata e zezë ka me t’ngatrrue,
A mendon ku ke me bujtë?
N’hallin tand unë jam harrue,
Me që t’pashë tash due me dijtë,
Kështu gjithmonë ti ke veprue,
Po kaq larg sa un ke ike?
Bashkë prap kena me u takue
N’vendin tem kur të kalojmë
Të dy bashke njashtu ngarkue
N’andrra t’bukra do shtegtojmë.
No comments:
Post a Comment