Agim Xheka
PËR TY E DASHUR...
Për ty e dashur
gjoksin e bëra mal.
Pështete kokën
në kraharorin tim !
Për ty e shtrenjtë
furtunës i bëj ball
dhe shkëmbijve
u jap jetë e gjelbërim.
Fli o moj princeshë
harlisu në krahët e mi
në ëndrra si Penelopa
qëndis lumturinë,
Do të mbuloj me lule
Do të ngroh me ëmbëlsi
dhe nëse do duhet,
peng do ta lë dashurinë.
Për ty e dashur
kurrizin do e kërrus si kalë,
e lirë si vete liria
ti të kalërosh në ëndrra
në oazin e shpirtit tim
shuaj çdo dëshirë e mall,
Thithja nektarin lumturisë
deri sa të na lëshojë zemra.
Kalëro moj princeshë,
lere të harbojë dashuria,
Mjaft me perçe e droje,
Mbi to të shkeli trokthi kalit.
Kush s'na do t'i shqyej sytë
Nga hundët ti dalë xhelozia.
Ne do mbetemi përjetë engjëj
të pa prangosur prej djallit.
No comments:
Post a Comment