Wednesday, January 11, 2012

Kaman Myftaraj - SIMFONIA E DASHURISË



Kaman Myftaraj

SIMFONIA E DASHURISË

Mbi trupin tënd si mëndafsh i bardhë,
Me mollëzat e gishtave pentagramin do të ndërtoj,
Me buzët e mia të ndezura sonte flakë,
Mbi pentagram do të vendos nota alegrie,
Simfoninë e dashurisë do të kompozoj.

Do të luaj melodinë në lëkurën tende të ëmbël,
Si një tastjerë e butë mëndafshi të bardhë,
Çdo puthje, çdo prekje, çdo ledhatim, moj zemër,
Tinguj rënkimesh shpirti do të të dhurojë,
Drithërima, tendosje ndjenjash, do të ndez flakë.

Mos më thuaj jo, se këtë çast e kam frymëzimin,
Kur pranë ty të kam, si një hënë e bukurie,
Me flokët e tu të gjatë dua të mbështillemi bashkë,
Të tretem mbi trupin tënd me nota harmonie,
Simfoninë të dëgjojmë të dy, të jetojmë në parajsë.

No comments:

Post a Comment