Saturday, January 21, 2012

Haxhi Dikolli - U DOGJA MIKE…



Haxhi Dikolli

U DOGJA MIKE…
 
Në një gur
ku rritet çaji,
zura dorën e asaj,
psherëtiu,
e u drodh guri
mike,
ç’bela që na zuri
mos të pa,
sipër te gjuri ?

Se e shoh,
që psherëtiu shumë
ç’ju tha buza,
keq për ujë...
nxirre buljerin,
nënë  bluzë
Mbase pi
dhe unë me buzë,
mjaltin
që pikon tërkuzë,
se u poqa
u bëra shpuzë
e po plas
njësoj me gurë.

No comments:

Post a Comment