Monday, January 16, 2012

Kaman Myftaraj - ZOG ME KRAHË DO BËHEM



Kaman Myftaraj

ZOG ME KRAHË DO BËHEM

Zog me krahë do bëhem
e do të vij tek ty.
Me cicërima melodioze
të të them sa shumë të dua.
Të ulem në supin tënd
e në buzë lehtë të të çukit,
të të thith mjaltin, ëmbëlsinë e buzës,
të mos largohem më prej teje,
të këndojmë bashkë meloditë e shpirtit,
serenatat e dashurisë nën dritën e hënës,
o hyjnesha e bukurisë,
o gëzim i një shpirti që vuan për ty.

Mëngjeseve, sa të çelë synë dielli,
e hëna të na thotë lamtumirë,
përsëri do të çukit në dritaren tënde
e do nis këngën me cicërimë.
Do të zgjoj nga ëndërra ku përpëlitesh,
dhe e përgjumur t’i hapësh dritares siparin,
e unë përsëri në supin tënd të ulem,
të më dehësh me aromën e trupit,
dhe të më ëmbëlsosh me nektarin.


No comments:

Post a Comment