Sunday, January 15, 2012

Tatjana Muço - PËRSE ?....



Tatjana Muço

PËRSE ?....

Përse kur vjen në jetë,
Refleksi i parë është të qash...
Në vend që të qeshesh
Në botën që vjen, këtë di të ndash.

Përse Zoti të dha nënën,
Gjënë më të shtrenjtë në jetë,
Por botën e panjohur
Të la ta zgjidhësh vetë.

Përse Zoti krijoi universin
Mrekulli me shumë ngjyra...
Por qenien njerëzore
E bëri me shume fytyra.

Përse kur njoha gjënë më të bukur
Mirësi dhe dashuri...
Ekzistonte dhe me e keqja
Intrigë dhe pabesi.

Përse kur mëson ç'farë është gëzimi
Dhe kupton ç'farë është lumturia...
Aty vjen shkatërrimi
Dhe sa më parë botën doja të lija.

Përse kur mëson dhimbjen,
që dikush të shkakton....
Kjo botë të përbuz,
Të thotë, nuk është në modën tonë.

Përse... përse... perse...?
Edhe njëmijë e një perse...
Asnjëherë nuk kam për ta kuptuar
Se ç'farë bote je....?

No comments:

Post a Comment