Saturday, January 7, 2012

Arjana Dashi - DUA TË JEM ME TY



Arjana Dashi

DUA TË JEM ME TY

Merrmë me vete kur ik.
E në më qofsh ti armik,
pa droje e frikë do të vij,
Do jem me ty, do jem me ty,
më mirë armikun ta kem në sy.
E në më qofsh ti miku im,
në krah i djathtë në më qofsh,
do jem me ty, do jem me ty,
njëqind vjet ti të më rrosh!
E në më qofsh ti shpirti im,
në shpirtin tim ti do trazosh,
do jem me ty, do jem me ty,
e mjerë ti po t'më dashurosh...
   


No comments:

Post a Comment