Thursday, January 12, 2012

Vllasova Musta - GËNJEMË PAK!

Vllasova Musta

GËNJEMË PAK!

Një ditë rend,
Një tjetër vjen
Trokasin orët tik e tak,
Në se të dukem si e lodhur
Të lutem shumë,
Gënjemë pak!

Dhe po të kapi syri i mprehtë
Një thinjë që shndrit
Apo një rrudhë,
Më mirë hesht e mos më thuaj,
Që mos të mbetem
E pagjumë.

Në se vonon të vish tek unë,
Pa një motiv,
Pa asnjë shkak
Do kthehem shpend në hapësirë
Që të të them:
Gënjemë pak!

No comments:

Post a Comment