Sunday, January 1, 2012

Kaman Myftaraj - NË PRAGUN E FUNDVITIT



Kaman Myftaraj

NË PRAGUN E FUNDVITIT

Nuk mundem në këtë natë,
kur akrepat si trupat tanë 
bien mbi njëri-tjetrin,
të them shumë fjalë të bukura e të premtoj,
se ti e di mirë ç'do të thotë për zemrën time,
urimi me plot shpirtin që ty të dërgoj.

Një gotë verë dua ta trokas me ty,
e ta pi me fund në këtë fundviti,
nuk dua të dehem, as të jem në vetmi,
me ty dua te jem si një trup i vetëm,
me ty dua të digjem si flakë elektrogjeni,
të saldoj mbarësinë e dashurisë së jetës.

No comments:

Post a Comment