Tuesday, January 10, 2012

Arjana Dashi - MUNGESA JOTE


 

Arjana Dashi

MUNGESA JOTE

Po qaj për ty,
Kuptova më në fund
Dallgën përcëlluese të syrit.
Sot vetja ime m’u nda:
(Para teje ecin të gjallët
Krah meje ti i gjallë)
heshtja që s’flet
e dhimbja që bërtet.
Në heshtje
Sot po të qaj miku im,
Pa më ikur,
Se mik të mirë të pata,
Kur tmerri
Nga vdekjet më kish zënë,
Ti
Më ngrite në këmbë,
Ti ende qesh duke më folur,
Unë para teje veten ndaj
Me një pjesë të flas,
Me tjetrën
fshehur të qaj.
Kur rrugë tjeter ti të nisësh,
nuk do kuptosh sa më ke vrarë,
unë do kuptoj sa më mungon
kujdesi yt
kur kam nevojë
dhe e pagojë do të të kërkoj përsëri,
o miku im,
se të paktë njerëzit që na duan,
e paktë e mirësia perreth nesh,
ndaj e pakta është e çmuar
e me fat je po ta kesh.

No comments:

Post a Comment