Monday, January 9, 2012

Kaman Myftaraj - LULJA E DASHURISË



Kaman Myftaraj

LULJA E DASHURISË

Në pranverë fidan të njomë të mbolla,
Të vadita dhe të ruajta me dashuri,
Mëngjeseve prita gonxhet e tua të çelnin,
Për të kënaqur sytë dhe shpirtin tim.

Buqetat e tua të freskëta me vesë mbuluar,
Çdo ditë plot dashuri zemrës sime ja dhuroja,
Buzët e saj të kuqe si petalet e vesuara,
I puthja me shumë afsh, ëmbëlsinë u shijoja.

Ashtu si çdo gjë që lind e thahet një ditë,
Në vjeshtë gjethet u zverdhën e të ranë në tokë,
Në tokë bashkë me to edhe farat u shpërndanë,
Por me ardhjen e pranverës të pres të lulëzosh.

Bukuri dhe aroma përherë të më dhurosh.

No comments:

Post a Comment