Agim Bacelli
KAM QËNË E JAM SHQIPTAR!
Një ishull i vogël në fund të botës
mban eshtrat e tua xhaxhai im.
Nuk di pse shkove aq larg tokës
kur ti e deshe me aq përkushtim?
Pas njezët e katër vjet që shkove,
të ardha tek varri yt xhaxhai im,
sipër të vura një tufë lule Shqipërie,
shkruar emrin tënd dhe të babait tim.
Tek koka të fola gjuhën e nënës
e ju luta Zotit në shqip për ty.
Fjalët më dolën nga loçk e zemrës,
lotët e ngrira më ranë nën sy.
Për një çast m'u shfaqe mbi varr
i gjallë, i bukur e hir plot !
"Kam qenë e jam vetëm një shqiptar!"
Dëgjova të thotë Marku, djali jot.
E putha ëmbël Markun, djalin tënd,
siç bëja me ty, i dashur xhaxha.
Shqipëri do ta quaj këtë vend
përderisa shqiptarë ky ishull ka.
mban eshtrat e tua xhaxhai im.
Nuk di pse shkove aq larg tokës
kur ti e deshe me aq përkushtim?
Pas njezët e katër vjet që shkove,
të ardha tek varri yt xhaxhai im,
sipër të vura një tufë lule Shqipërie,
shkruar emrin tënd dhe të babait tim.
Tek koka të fola gjuhën e nënës
e ju luta Zotit në shqip për ty.
Fjalët më dolën nga loçk e zemrës,
lotët e ngrira më ranë nën sy.
Për një çast m'u shfaqe mbi varr
i gjallë, i bukur e hir plot !
"Kam qenë e jam vetëm një shqiptar!"
Dëgjova të thotë Marku, djali jot.
E putha ëmbël Markun, djalin tënd,
siç bëja me ty, i dashur xhaxha.
Shqipëri do ta quaj këtë vend
përderisa shqiptarë ky ishull ka.
No comments:
Post a Comment