Sunday, February 26, 2012

Ragip Dragusha - FOL PRA SHQIP



Ragip Dragusha

FOL PRA SHQIP !

Fol pra shqip! - po du me t'thanë,

Për ty rreshtat jam tuj shkrue.
N’se ke lindë ti prej një nane,
N'gjuhë të saj me kuvëndue.

Unë e di se vendi huej,

Gjuhën e nanës s'ta kupton,
Por shqiptarit, sa herë t'muejsh,
Foli shqip, se t'adhuron.

Porsi shpirti i ndamë në dysh,

Kur ti foshnjën sjell n’ jetë,
Ashtu ndaj gjuhën përgjysë,
Se t'huejën e mëson vetë.

Mos mendo se gjuha e huej

Emrin "nanë" ka me ta ndrrue,
Kurrë ndodh s'i ka kërkuj
N’ gjuhë t'huej me lëngue.

Këndo pra ti gjuhën e nanës,

Siç këndon Zana e malit,
Siç ia thotë bilbili kangës,
E t’përcillet djalë mbas djalit.



No comments:

Post a Comment