DASHURI NË SHI
Sa "shekuj" ne kishim pa u parë,
Po pranë njërit-tjetrit na solli ky shi,
Ky shi nervaprishur sikur njerëzit përqark,
Puth unë,
Puth ti.
Litarët e shiut po rrihnin me kamxhik,
Këta vitet qe kishim humbur ne të dy,
Njerëzit në çadra si kepurdha, gjumashë
Me puthje mua,
Të puthja ty!
Veç llampa neoni si vajza lenesha,
Se nata e shiut e errët ish,
Të shtrëngoja, më shtrëngoje,

puth ti !
Veç një plak se ç’u ndal te cepi i bulevardit,
Nën mimozën e çelur po na shihte si skuth,
A shi, a lotë, ridhnin nga sytë e plakut...
Unë puth!
Ti puth!
Veç një plak se ç’u ndal te cepi i bulevardit,
Nën mimozën e çelur po na shihte si skuth,
A shi, a lotë, ridhnin nga sytë e plakut...
Unë puth!
Ti puth!
No comments:
Post a Comment