Kaman Myftaraj
DASHURIA ËSHTË PARAJSA
Si meteor i zjarrtë në hapësirën qiellore,
digjesh ti më e bukura, më e ndritura, dashuri.
Rrëmben gjithë zemrat me ëmbëlsinë hyjnore

dhe i ndez shpirtrat flakë gjer në amshim.
Edhe lulet më të bukura të nënës natyrë,
Edhe zogjtë me zërat melodiozë që cicërrijnë,
Edhe këngët të thuren bukur e me drithtirë,
Nuk kanë asnjë vlerë nëse nuk janë për ty.
Dashuro, o njeri, dashuro me shpirt,
kurrë zemrën tënde mos e lër në vetmi,
dashuro, se jeta jote sërish nuk ribëhet,
dashuria është parajsa ku ti gjen qetësi...

No comments:
Post a Comment