Kostaq Mizaku
I BRAKTISURI
Ç’të pëshpërit kjo gjethe e thatë
aty përmbi shall?
Kjo pikëz shiu që të rrëshqet tek syri
ç’kujtim të ngjall?
Ty që vetëtimat
si shkallë i ngjisje në rrugën për diell
askush më s’të pret,
s’të përcjell !
Me pogaçen e diellit në duar,
tani i vetmuar endesh kot
duke ja shkulur një nga një farat
e duke i hedhur prapa të ndjellësh zogj.
E bashkë me të ti përherë,
ngado shkon hijen tënde heq zvarrë
atë besniken bërë shoshë nga përshkënditjet,
me vrimëza drite, farë më farë.
Ç’të pëshpërit kjo gjethe e thatë
aty përmbi shall?
Kjo pikëz shiu që të rrëshqet tek syri
ç’kujtim të ngjall?
Ty që vetëtimat
si shkallë i ngjisje në rrugën për diell
askush më s’të pret,
s’të përcjell !
Me pogaçen e diellit në duar,
tani i vetmuar endesh kot
duke ja shkulur një nga një farat
e duke i hedhur prapa të ndjellësh zogj.
E bashkë me të ti përherë,
ngado shkon hijen tënde heq zvarrë
atë besniken bërë shoshë nga përshkënditjet,
me vrimëza drite, farë më farë.
No comments:
Post a Comment