Fatbardha
M. Xhani
TEK NJË
PUTHJE...
Kur jeta,
trajtën e një zeroje kishte marrë
Më mësove, pa fjalë
pa lutje
stuhitë e shpirtit t'i qetësoj,
tek një puthje...
Ti nuk je gjithësia,
por për mua bëhesh...
kur sjell me vete paqen,
jetën...
Për ty
s'ka vend më tutje
mos ik,
rri aty
tek një puthje...
Dhe
për aq kohë sa prekjet tona
do kenë kuptim,
pa premtime
pa ngutje...
gjithçka do jetojë
e thjeshtë
bukur,
tek një puthje...
Kur jeta,
trajtën e një zeroje kishte marrë
Më mësove, pa fjalë
pa lutje
stuhitë e shpirtit t'i qetësoj,
tek një puthje...
Ti nuk je gjithësia,
por për mua bëhesh...
kur sjell me vete paqen,
jetën...
Për ty
s'ka vend më tutje
mos ik,
rri aty
tek një puthje...
Dhe
për aq kohë sa prekjet tona
do kenë kuptim,
pa premtime
pa ngutje...
gjithçka do jetojë
e thjeshtë
bukur,
tek një puthje...
No comments:
Post a Comment