Ragip Dragusha
MALL
O Shqipni, o vënd i rrallë
O ti zog që shkon flut'rue
Merrmë n'kraht’ e tu pak mall
Sado pak mu me m’lehtsue.
Kaloj dimri edhe pranvera
Qysh n'vjeshtë unë jam vyshkë
Shkun’ tre stinë si të mjera
U thava me t'marrun ndykë.
A thue Zoti e ka thanë?
Zog veç ty me t’u ankue
Der' nji ditë që t'bahem randë
Prej mejet ke m'u largue?
Fusha t'blerta, mal e koder
Ti n'Shqipni ke me kalue,
Ç'mer prej Jugut e der' n'Shkodër
Përmbi det' shko fluturue.
N'sofër t'shendit thueja kangës,
Mes kopshtijesh ku jam rritë,
Prej ma t'bukurës time andrrës
kam me mbushë n'arom freskitë.
Kur pranvera t'ketë kalue
Edhe unë kam me t'shoqnu,
Por kët stinë që ma fort due
N'vendin tem s'kam m'e G'zu.
Këndoi pra ti zog fatit tim,
Njizet vite shkuen me rradhë,
Se ç'do ditë që vjen n'agim
Zbardhë në mue ma shum’ mall.