Vjollca Tiku
TË NGUJARIT
Hije të brendshme të mureve të zbrazëtirës
rrekin orët, si bajamja brenda lëvozhgës së vet,
duke tretur brengat barrierë,
mes ngjyrës së qiellit dhe të tokës .
Hije djepesh të përvuajtura që s’kalërojnë,
lëndinat e blerta, por veç në tym ëndrrash.
Lotët e tyre që bien si jatagan ,
s’mund të thyejnë hallka zinxhirësh
prej brirëve të dhisë fryrë nga dreqi.
Rrëke të kripura lotësh përzier me rrëke të kuqe ,
mblidhen në gunga zgavra shkëmbinjsh ,
duke u derdhur në hone pafundësie.
Prej këtij honit u ngrit duke u zvarritur ,
duke pirë në degë jete,
limfën e saj një idhull “Kanuni”...
Ngre dolli me gota gjaku derisa
ti dehet buza e kuqe …
Pas 16 diejsh një jetë u këput
nga farat e bëzamave të vdekjes.
Hirin e saj e mori era e shpërndau ,
kujtesa e humbi .
Meket heshtja nga dhimbja sepse ,
thërrasin pulset e pajeta në brazdën e pjekur të tokës,
thërrasin krokamat në kullat bosh ,
thërrasin ëndrrat e lëna mënjanë,
thërrasin sytë e tulatura si të pëllumbit që s’fluturon ,
thërrasin plagët e zemrave që rrjedhin gjiun pa shërim,
thërrasin ditët dhe netët e ndryshkura nga ethet në lëngim,
thërret kambana ku çangu vajton tingullin që bie .
Vetëm njerëzit nuk dëgjojnë asnjë thirrmë,
vazhdojnë të ecin ,
në thonj të ndezur thëngjijsh ,
të zjarreve që ndezin ata vetë,
dhe të tjerë rendin pas tyre .
Deri kur do të vazhdoj ky fatalitet njerëzor ?...
No comments:
Post a Comment