Mimoza Vasku
SYTË E PASHTERSHËM
Një natë pashë veten në ëndërr,
e veshur bukur, e stolisur mirë,
me petka mëndafshi e me këpucë prej xhami,
edhe ty i dashur me petka leckamani.
Ish tmerrësisht e bukur dashuria jote,
se yje s’ka veç në qiell, thonë.
Me sytë e tu, ringjalle dashurinë e kësaj bote,
atë që kish mbetur e harruar në mesin tonë.
Me qeshjen, me shikimin e syve të tu të qashtër,
gjeja erën dhe gjithçka që s’lëviz dot.
Por me zbulimin e petkave të dashurisë që patëm,
gjeta të pashtershmen e syve në lotë.
No comments:
Post a Comment