Thursday, July 19, 2012

Ziko Kapurani - NJË DEGËZË AHISHTE



Ziko Kapurani

NJË DEGËZË AHISHTE

I merrni qytetet me reklama,
Me tym, kurvicka, kthim shpine,
I merrni plastiket nëpër kangjella,
Veç më lini një degëzë ahishte.

Një degë ahishte nga pylli thellë,
Ku dua të ulem dhe nurin t’i  pi,
T’i vjedh erën, puthjen e blertë,
Me fëshfërimën e gjethes të rri.

Pak e nga pak, kështu pa u ndjerë,
Të kthehem në një tundje ahishte.
Një thëllëzë gjumi s’do ta zerë,
Po s’erdhi nën mua të mblidhet.

No comments:

Post a Comment