Vjollca Tiku
MALL
Atdheu im.
Të mund mbaj në pëllëmbët e mia
shtatoren tënde të vjetër,
Të shoh duart e dallgëve,
që kanë gdhendur emra në thepat e shkëmbinjve.
Të dëgjoj dridhërimën e guaskave vjollcë,
në stuhitë që i përplasën,
në gurët e brigjeve,
për një dritë vese të re .
Deti im,
dua të fundosem në kupën
e kristalit të lëngëzuar blu,
të merrja gjithë kripësinë e viteve,
ta ëmbëltoja me dashurinë time…
Dua të shoh
shkulmet e erës që ngihen vrikthi
grykave dhe të majave,
si uturimë e lakuriqëve, në shpellat e errësirës…
Dua të shoh malet e tua,
si shqiponja të gurëzuara, me pendë të gjelbëruara.
sytë e shqiponjës legjendare,
prej të cilave rrjedhin burime të kulluara ,
që kanë larë përherë plagët e legjendave të tua.
Të dëgjoj meloditë e zogjve të qiellit,
ëmbëlsinë e tingullit të tyre që përhapet si
shtjellë ajrore në degëzat e brishta të qiellit.
Dua të shoh natën tënde si një amforë
e mbuluar me napë të zezë , dhe dita e zbulon.
Dua të shoh veshjet e ditëve të tua,
si këmisha e vjetër e arnuar e bujkut,
që hedh farën e të nesërmes.
Zemra ime ndizet si temjani,
tymi së cilës u end nëpër botë,
s’gjeta asnjë vend të ngrohtë,
përveçse në shtatoren time.

No comments:
Post a Comment