Sunday, July 22, 2012

Ornela Çorbaxhi - KUR TË KESH KOHË



Ornela Çorbaxhi

KUR TË KESH KOHË

Kur të kesh kohë, Ti më duaj,
Çdo ditë a ndoshta gjithmonë,
Që mundësi të kem, të shkruaj,
Një tjetër fletë në orën e vonë.

Më shkruaj Ti, kur të kesh mundësi,
Një fjali, a ndoshta e një paragraf,
Kohë do më duhet qoftë e për një fjali,
Që ta zbukurojnë këta gishtat e ngatht'.

Përpara ëndrrës, minutat ruami Ti,
Në këtë radhë, për mua të thurësh,
Plot shije një ëndërr, e unë në poezi,
Ndal tre akrepa kohe aty mes buzësh.

No comments:

Post a Comment