Tuesday, July 3, 2012

Ziko Ll. Kapurani - KËTU KU JAM HEDHUR



Ziko  Ll.  Kapurani

KËTU KU JAM HEDHUR

Këtu ku jam hedhur ka shatrivane të kristaltë
Perdedhin shtatin si jevgat nën tam-tame defi
Po une mendjen e kam tek rrjedha nën panjë
T i vija etur ta puthja pak buzeve tek cepi
Ketu ka parqe te blerte me kenge, puthje, Hënë
Qe me eren e Egjeut harrohen permbi gjethe
Po une mendjen e kam vashëzë fshati, të zënë    
Me bredhin e Skerkes kemi lidhur fjalë bese.
Vila ka ketu, me boriga, pishina, fllade, Diell,
Sa mund të hap krahet, t’i  rrethoj, t’i ngjiz
Veçse mua  mua nje shtepi e ulet më ndjell
Ajo qe me pecolli me urime, kryq dhe oriz.
Ketu ka gra çapkene qe te marrin ne qafe
Me syçka që të  fshehin xhepave si retë.
Po une fije çaji kam mbetur  lart ne nje pllaje
Të më këpute vasha, të më fshehe nën lesë.

No comments:

Post a Comment