Tuesday, July 3, 2012

Përparim Hysi - MULATJA



Përparim  Hysi   

MULATJA
                   
Kishte vënë kapele kashte
Edhe vath të mëdhenj
Dale-dale,moj mulate
Se s'të ndjek dot andej.

Porse buza aq mishëtore
Dhe vështrimi vezullues
Seç më çuan në kohë rinore
Në një kohë kur s'rrija "sus!"

Por më zë ajo me dorë
Dhe buzëlumi më tërheq
-Hë do tundësh më "këmborë?!"
A do shkosh mu në dreq ?!

Dhe më qesh apo s'më qesh 
(ja sheshi,ja dhe mejdani!)
Mos mulatja më përqesh ?
Më mirë syri apo nami ?

Kohë nuk ka. Po hë,o burra!
"Ujku"para, e vret" dot ?
Përparim, të humbi "vula"
Nam e erz, tregohen sot!

E që thoni...gjëkafshë s'thatë
Tek mejdani, mu buzëlumi
Me mulaten s'e hëngra "thatë"
Ruaj ende unë "dufe burri".                             
                    

No comments:

Post a Comment