Tuesday, July 3, 2012

Bardha Alimeta - TRI POEZI:



Bardha Alimeta
 

TRI POEZI:

NUK GJEJMË QETËSI

Në sytë e të tjerëve,
mund të jesh gjithkush,
një princ i madh,
ose askush.
Ne flasim, flasim pa pushim,
derisa vdekja na lë pa frymë.
Por dhe sërish
kur jemi në përjetësi,
larg nga bota,
nuk gjejmë qetësi…

POEZI E SHPIRTIT TIM
 

Poezi e shpirtit tim,
ti që me çlodh
në dëshpërim,
më ngazëllen,
me ledhaton,
si mike që kurrë
nuk më tradhton,
poezi e shpirtit
që fuqishëm rreh,
ti pa hipokrizi,
pa pisllëqe,
që veç pastërtinë njeh.

DUA T
Ë JEM VETËM

Do doja të isha larg,
larg nuk e di se ku,
do të doja te thyeja çdo mërzi,
në ndonjë vend pa ligësi,
të mos i them
të keqes mirëmëngjes,
të mos dëgjoj kush vritet
apo kush vdes,
të jem larg botës se tyre
diku në lartësi sublime
atje te ku mund të ndihem
perëndi e vetes sime!...

No comments:

Post a Comment