Lida Lazaj - NË TOKËN E ZJARRIT TË VJEDHUR
Lida Lazaj
NË TOKËN E ZJARRIT TË VJEDHUR
Shpresat kanë fëmijëri të gjatë
sa ëndëra e gjumit pa zgjim
Zjarrin e vjedhur e bëjnë diell
sa perimetri i vatrës
prometej të rinj.
Një rreze të vakët e tjerrin hollë
si ligjëratë, nga foltorja
deri te duartrokitjet e besnikëve fanatikë
sa për t`i ngjyer me ngjyrën e flakës
Në tokën ku zjarrin e vjedhin prometej të rinj
të gjithë mërdhijnë
foshnjat në udhët e qumshtit
mësojnë apologjinë e Sokratit
me shkrumin e ëndrrës së djegur
shkruajnë testamentin
çapiten pleq të mrolur si kërthinj.
No comments:
Post a Comment