Monday, July 30, 2012

Agim Xheka - DEMONIA

 

Agim Xheka

DEMONIA

Çdo mëngjes kalon para hundës sime
dhe as më sheh e as që më mendon.
I harrove marrëdhëniet e bukura intime
Çastet e magjishme të netëve vone ?

Eh, ti moj Kuckovare e pabesë,
T’u përkushtova më shumë se perëndisë,
M’i vodhe e m’i theve ëndrrat në mes,
Trill i binjakëzuar i alibisë !...

Lindur e rritur për mashtrim e djallëzi,
Ndën një maskë të përkryer engjëllore,
Hipokrite moderne gjer në marrëzi,
Bastarde unike e racës kafshërore!

Sa kam pritur te mësoja të vërtetën,
Uroja me gjithë shpirt të isha i gabuar,
Por shpresat e mia vetëm ëndrra mbeten,
Ti mbete përbindësh me shpirt të dyzuar.

Mjere kush s'të njeh e do mundet të besoj,
I dehur nga lajkat dhe lojnat epshërore,
Gjithë jetën e jetës veten do mallkoj,
Për zhgënjimet jashtë forcës njerëzore.

Nëse do të më duhet t’i ve një emër
Ju them:"ish DEMONE e hiqej si femer..."

No comments:

Post a Comment