Tuesday, July 3, 2012

Kaman Myftari - SHAMIA E QËNDISUR

 

Kaman Myftari

SHAMIA E QËNDISUR


Kur të shoh ty, ndizem i tëri si zjarri,
Por flakët nuk i shuaj dot në vetmi,
Duhet të derdhen mbi të lumenj puthjesh malli,
Nga burimet e tua të vijnë me rrëmbim.

Kaluan shumë kohë nga ajo ditë e bukur,
Kur më the se si flutur do të vije përsëri,
Kur më shihje, si xixëllonja të ndrisnin sytë,
E unë i magjepsur nuk të thosha dot lamtumirë.

Shaminë e qëndisur si kujtim që më dhurove,
I mbaja erë e çmallesha me të sikur të ishe ti,
Me ngjante sikur të puthja buzën që kuqëlonte,
Dhe me të afroja ditët, shkurtoja largësitë.

Nga larg erdha një ditë përsëri pranë ty të rri,
Të çmallem, të shuaj etjen si atëherë në rini,
Të të puth me mall dy sytë e tu të shkruar,
Të çelesh si më i bukuri trëndafil i erëmuar.

Shaminë që më dhurove qëndisur me buzët e tua,
E mora me vete ta ruaj si më të bukurin kujtim.

No comments:

Post a Comment