Wednesday, July 18, 2012

Violeta Freviento - MË QËNDRONI LARG!




Violeta Freviento


MË QËNDRONI LARG !...

Më qëndroni larg, o hije të dhimbjes sime,
më lini t'i jepem jetës time në ëndërrime,
më lini frymë të marr… gjoksin të mbush plot,
me një gomë të madhe fshiva heshtjen…
dua të flas sot !...

Po hesht siç më kërkove, o kohë e humbur,
s'po qaj, siç deshe, o ironi në vargje tundur,
qenkam gabuar duke besuar se je me e madhja dashuri…
Në një çast të harrova…jo ty, kohës i kërkoj llogari...

Kurrë s’e shita shpirtin, as për më të madhen pasuri,
s’bëra kurrë skenarë që çdo gjë të dukej dashuri,
e jetova aq sa desha...'' mos më çani kokën shumë!,
rrini larg nga unë...asnjë ''gëk'' nuk dua...
tani do fle gjumë!....

Nuk i zbardh me netët strukur nën trishtim,
nuk e dua më, s'lutem me përgjërim...
Më lini frymë të marr, gjoksin lermëni të mbush,
se ndërroj qetësinë e shpirtit me të zjarrtin ''prush''

Me lini te rri vetëm...ju lutem në qetësi...o hije!...
S’më ka ngelur jo në shpirt asnjë gjurme dashurie...

No comments:

Post a Comment