Luan Xhuli
LETER
VDEKJES
E dashur
zonja vdekje,
Dua te
pajtohemi sot.
Më mjafton
inati juaj nevrik
lidhur me
duar dhe këmbë merimangash...
Je
zonjë me moshe zonjushe
me frymë të
pa matshme dhe sy thellësie,
Pajtohu me
mua, pajtohu
mirësinë s’e
kam më rikthim sigurie…
Asnjërin nuk
pyes për lidhjet me ty
as nënën e
tretur dhe babanë nevrik,
të dua
si dashnore mërzie
që urren e
fshehur si skllav pronësinë.
Gjakun e
natës nuk ta fal
dhe pjalmin
e hidhur s’ta bëj dot dhuratë,
s’të dua më
si unazë martese
në
labirinthe ëndrrash gjumëshprishur…
Ç’të të them
tjetër,
e dashur
zonja vdekje ?
I lodhur
ndihem nga të gjithë,
nga vetja së
pari
pastaj nga
ty !
Mos më shih
kështu si sy i kristaltë,
E more vesh!?...
Mrekulli !
ReplyDelete