Saturday, July 28, 2012

Alfred Molloholli - ME SHPIRTIN TËND NUK VË ASNJË !



Alfred Molloholli
 

ME SHPIRTIN TËND NUK VË ASNJË !
 

Kam shkruar shpesh për dashuritë
për dhënie puthjesh, marrë pa fund,
por syri yt, lart nga ''frëngjitë''
me snajper fjalësh më ka ''shkund” .

Sa herë mes gjoksesh hirëplote
jam dhënë shpesh çastesh tundimi ,
më është shfaq ''tabela'' jote ;
“Kujdes ! Këtu , ndalohet parkimi” !

Sa herë me to jam përqafuar
e trup më trup jam bërë njësh ,
jotja fjalë , në vesh frymuar
ka thënë: “S'më do!?...Do të më lësh!?”

Kur me ta , shtratit vrap kam ngarë
dhe ndjenja shpesh, më ka gënjyer ,
jam ngritur vrikthi, si i marrë
në “dhomën” tënde jam “rrëfyer”!

Shpesh herë me zile celulari
ato më ftonin në takim ,
veç ti për mua, mbete zjarri
(sado në shpirt, një Esenin !)

Dhe kur në ëndrra më janë shfaqur
në shtrat me to t'kam ''tradhtuar'' ,
një dorë nga ty, ka mbetur zgjatur
melhem i shpirtit tim të vluar !

... Kam shkruar shpesh për dashuritë
për “këtë”... e për “atë” ,
por, nga të gjitha bukuritë
me shpirtin tënd nuk vë asnjë !

No comments:

Post a Comment