Sunday, July 15, 2012
Kaman Myftaraj - E DUA TË MAGJISHME KËTË NATË
Kaman Myftaraj
E DUA TË MAGJISHME KËTË NATË
Fjalët e saj ishin lyer me mjaltë:
“Kam ardhur sonte tek ty i dashur
Me dëshirën e një femre të zjarrtë.
Dua gjithë natën dua ta kaloj me ty,
të shëtis e të harbohem në lëndinat e tua,
të dridhem nga ethet e dashurisë,
e ti me gjithë ëmbëlsinë tënde mashkullore,
të më ushqesh me puthje e ledhatime,
të më nuhatësh si një tufë manushaqe
e të më shtrydhësh fort, sa të ndjej “dhimbje”.
Trupin ma qëndis me buzë e me duar,
Si një pikturë me ngjyra të arta fryme,
që ta vendos në galerinë e shpirtit tim
e veten ta ndjej mbretëreshë e plotfuqishme.
Dua të mos më lësh vend pa shenjë dashurie
dhe rënkimet e mia të dëgjohen gjer në qiell,
derisa në shtrat të bjerë rrezja e diellit,
e të zbresin në tokë të gjithë yjet.
Thithma gjithë ëmbëlsinë e hojeve me mjaltë
Dhe dehu me aromën e djersës sime.
Mua si një hyjneshë më ço në qiellin e shtatë
Të shuaj etjen e të dehem në të tuat burime.
E dua të zjarrtë e të magjishme këtë natë,
parajsë të vërtetë në gjithë qenien time...”
Dhe unë iu përgjigja me zemrën e zjarrtë,
duke ia plotësuar dëshirat deri në rënkime!...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment