Friday, July 27, 2012

Murat Aliaj - BALADA E HËNËS


Murat Aliaj
 

BALADA E HËNËS
Shkau lehte e pa u ndjere
tek parvazi ne dritare.
Flakeroi mbi qerpike
si nje vajze lozonjare.

E me futi ne mendime
gjith e veshur rreze ar.
Kete nate ma prishi gjumin
e me zgjoi mallin e pare.

Ate mall te dritheruar.
Ate mall qe shpirtin tret.
Ndaj inat e mora Henen,
qe nuk di te mbaje sekret.

Ç'do ish bota pa nje hene?
Shkretetire anembane
Ti me mbete hen' e arte.
gjithe te tjerat shkuan, vane.

E c'te rrime me kujtime
malli i shkuar s'kthehet me.
Sado qe te kam kaq prane.
E zgjat doren, dot s'te ze.

Por e di qe ti je imja.
per gjith c'humba s'tretem fare.
Diç ka mbetur thelle ne zemer,
gjersa kam ty ne dritare…

No comments:

Post a Comment