Skënder Rusi
KRIJUESI
Nuk e kam bërë unë
këtë botë,
Të qe kështu
do të ishte krejt tjetër!
Ferrit do t’ia merrja
të gjithë rrathët
Dhe do t’i mbushja me njerëz!
Nuk e kam në dorë
fundin e saj,
(Ashtu si nuk kam pasur
as fillimin!)
As diellin unë nuk mund
ta ndal,
Ai le të vazhdojë udhëtimin!
Nuk e kam shëmtuar unë
këtë botë,
Por urrejtja që mes jush
kini futur!
Njerëz,që dini kaq mire
se si kafshohet,
Duhet të dini më mire
si duhet puthur!
No comments:
Post a Comment