Friday, July 20, 2012

Përparim Hysi - DALE, MOJ !



Përparim  Hysi   

DALE, MOJ !                      

Dale,moj, se iku mosha
Unë, jarani, që mos qofsha!

Iku mosha, shkoi e vate
Ja, kështu, moj buzëmjalte.

Buzëmjalte hoje-hoje
Buzën time kur e koje.

Kur e koje,kur e koja
Sa dhe pak,më doli boja!

Dale, moj, se mosha iku,
Se u thinja unë, ashiku.

Unë, ashiku, kokëshiniku
Buza jote aq më fshiku.

Aq më fshiku, aq më piku
Sa më nxehu keq korriku.

Dale, moj, se mosha iku
Shkova,vajta , unë, ashiku.


No comments:

Post a Comment