Friday, July 20, 2012

Skënder Rusi - PASI IKE TI



Skënder Rusi

PASI IKE TI

Nuk ka më rrugë
                         nga vije ti,
Trotuar s’ka më,
                u kthye në rërë!
Dhe një bli që ish,
                     i thau gjethet,
Krijoi vetë
          një vjeshtë të tërë!
 
 
Nuk ka më xhama
                      ku i therrja sytë,
Nga ikja jote
                   ata u bënë pluhur!
Ndodhka dhe kështu
                           me dashuritë,
Më parë se t’i gjesh,
                ato të kanë humbur!

No comments:

Post a Comment