Sunday, July 29, 2012

Violeta Freviento - ''TI NUK MË MJAFTON MË...''



Violeta Freviento


''TI NUK MË MJAFTON MË...''

Ti nuk më mjafton më... do jesh një mendim i çastit..
ti s’i mjafton më as vetes, do jesh një teke e bastit..
ti nuk je asgjë që më ngacmon fantazinë...
ti je vrimë e zezë penduar, që marr arratinë...

I mbyll veshët për të mos dëgjuar kambanat..

mbyll edhe atë libër hapur aq gabim nga rrethanat..
kulla u mbyll nuk ka me asgjë në gjak…e kam falur
me ish ngjitur këpucës e hoqa... udhëtimit hapur…

Në ata kotec ku një gjel këndon pa pushim..

e pulat puplat hedhin me tërbim... rreshtohen për të...
unë as muze nuk gjej me... rri e mendoj me hidhërim,
se e bleva aq shtrenjte atë lodër....me kreditë në harrim.

Po punë e madhe, mirë që për pak nuk gjeta belanë ..
se jeta është me halle, e hallit-hallit nuk i ngjan...
në një sahan gënjeshtrash të gjithë hanë...
çorbën e përbashkët gatuar me mëkate e jaranë...

No comments:

Post a Comment