Wednesday, July 4, 2012

Ragip Dragusha - PESHORJA



Ragip Dragusha

PESHORJA

Sa here me shkojnë sytë te peshorja
dhe fati i saj ne duart e pushtetit,
ne role te ndryshme porsi aktorja,
... Gjithmonë anon, nga krahu i mbretit.

Ne foto me bind, për drejtësi të kulluar,
se peshat ne krahë i shoh njësoj,
ngado qe te shoh, s'të len për te dyshuar,
por krahu i mbretit, përsëri rëndoj.

Vendosa ta shihja, pa e paragjykuar,
ashtu siç ishte, pa pesha ne krahë.
Gjylpana rrinte, ne vend e gozhduar,
kur kupat e saja, nuk kishin para.

Nji mendje e ndritur, te ndau në dyshe,
ti linde për te bere, pune fisnike,
qe djersen ta ndaje, korrekt përgjysmë
e jo të mbetesh, vetëm simbolike.

Perse te gjunjëzon ty padrejtësia ?
Perse hajdutin e bën krenar ?
A nuk ke frike nga perëndia ?
Që ti e mashtron dhe e hedh në zjarr ?

Në krahët e tua varet drejtësia
kujdes ! Se djersa më nuk të fal !
Atë qe s'ta njohu vetë perëndia,
as pushtetin kurrë s'kam për ta falë.

Pa shih sa mire Zoti i ka ndarë,
ditën dhe natën ia fali globit,
ne harkun e vitit kurrë s'është parë,
që njëra të kapërcejë  te mijtën e sekondit.

Do i lutem zotit, qe krahun e paralizuar,
ta shëndoshe nji here, të paktën në kët jetë
se padrejtësia jote, boten ka shkatërruar
po e përplas token me nji tjetër planet.

No comments:

Post a Comment