Wednesday, July 4, 2012

Vllasova Musta - PËRBALLË NJË GRUAJE



Vllasova Musta
 

PËRBALLË NJË GRUAJE

Njoha një grua, që dhimbje pikonte
Në sy, në trup e në hap
U ngrita nga vendi, pranë i shkova
Veç dorën desha t´i jap.

Më pa e habitur,
Si ketër i trembur,
Si degë e prerë u lëkund,
...Shkëndija me dritë që mbante në zemër
Qe fikur,
Kish rënë në fund...

Gjithë fjalët më ikën,
Por dorën ia mbaja
Shtrënguar në grushtin tim,
Ajo mërmëriste me sy tjetërkund,
E gjitha pikonte
Trishtim!

Nuk desha ta pyes, e pse ta lëndoja
I ndenja pranë,
Pa fjalë
Ajo ishte vrarë nga një njeri:
„Që erdhi si engjëll
...Dhe iku
Si djall“!

No comments:

Post a Comment