Tuesday, July 3, 2012
Luan Kalana - ËNDRRA E TË VERBËRIT-
Luan Kalana
ËNDRRA E TË VERBËRIT
"Ju që shini gjthësinë , më falni një minutë dritë,
ta shoh dhe unë sa i bukur është Njeriu,
pastaj t'i mbyll sytë,"
.
Ju njerëzit e urtë e të butë,
tëre jetën ëndërroni e këndoni,
për sytë më të bukur në botë,
trokitni si udhëtar në sytë pa dritë,
mos druani shikomëni drejt në sy...
Keni parë sa i drojtur ecën i verbëri,
prekin token me bastun, pa hedh hapin,
ndjek pas me litar si manar një qen.
pengohem,vritem ,ngrihem si balon,
si zog qumështor qe bie nga qielli..
Me shpirt e me zemër,si foshnja nënën,
me ndjenja si bota e madhe e poetit,
s' dua të dëgjoj e të prek,dhimbje, lotë,
te shoh perëndinë e planetit, Njerinë,
asgjë kërkoj,pak dritë te shoh Botën.
Të ngihem në mëngjes ,të fërkoj sytë,
të harroj ëndrrat, të shoh mrekullinë,
të shoh fytyra njerëzish si hyjnitë,
të prek nënën, fëmijët e shtëpinë,
te shoh atdheun, e mirësinë.
S'dua asgjë me shume të shtrenjtë ,
gjënë më te lirë,pa lekë e centë,
ashtu si gjej vetë ajër e shpresë,
si nëna qe fal jetën për sytë e verbër,
njerëzimin njësoj ta shoh me dritë ..
Të mos shoh vetëm errësirë,
te shoh ditën me lulet , pa nate,
te shoh ngjyrat dhe ylberin
të shoh me sytë e mi yjet,
si del Hëna, si ndrit Dielli...
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment