Thursday, July 5, 2012

Adi Hoxha - ZEMRËN SHTRËNGOJ



Adi Hoxha

ZEMRËN SHTRËNGOJ

Rrëshqitje,
Rrëmujë,
Rrokullimë.......

Dorën zgjatur,
diçka për t'kapur,
a diku, për t’u mbajtur.....

Ngushtësi,
boshësi,
humbur n'ajri.....

Një fjalë,
një shpresë,
e pres....

Të mundur nga koha
askush s'ka kohë,
më kot ëndërroj...
Zemrën shtrëngoj!....

No comments:

Post a Comment