Sunday, July 22, 2012
Kaman Myftaraj - TI ISHE VET PRANVERA
Kaman Myftaraj
TI ISHE VET PRANVERA
Të kapur për dore vraponim si të marrë,
Mes gjelbërimit dhe luleve nëpër lirishtë.
Ishte pranverë e freskët, mesprilli plot diell,
Zogjtë si një orkestër këndonin ëmbëlsisht.
Gëzimi ynë qe i papërmbajtshëm si asnjëherë,
Qeshnim e loznim lojën mbyll e hap sytë,
Aq sa dhe fluturat krahëshkruara nëpër erë,
Na shoqëronin ku shkonim e na kishin zili.
Ti e veshur bukur si vet lulet në pranverë,
Me fustanin e hollë me lule qëndisur,
Vrapoje porsi bleta, luleve u merrje erë,
Dhe bëje kurorë me to si nuse e stolisur.
Më the: - mbylli sytë e mos shih nga unë,
Se do fshihem diku e ti të më gjesh,
Nëse nuk më gjete, erë do bëhem,
Të të marr me vete dhe të të bëj fresk.
I hapa sytë dhe nisa të kërkoja,
Kur ti befas mu shfaqe si nje hyjneshë,
Me fustanin zbërthyer në qafë mu hodhe,
Dhe u shtrimë si të dehur mbi barin me vesë.
Mbi trupin tënd të bukur shëtita si i marrë,
Shijova gjithë ëmbëlsinë me puthje e me duar,
Ti e ndezur flakë dridheshe si gjethja në lastar,
Dhe kënaqësinë shijuam të dy duke rënkuar.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment