Anila Themiu
PSE HIPA NË HËNË
Ç’pata që hipa në Hënë!
Sot më shohin të gjithë!
Shkëlqen kaq shumë,
Ka kaq shume dritë!
Duken të gjitha të miat,
Faqet, sytë, lotët, gjinjtë...
Me vjen turp…
Njerëzore jam,
Të fshihem dua,
Mundësi s’kam,
Poshtë janë ujqërit,
Me dënesa angullijnë,
Për timin fustan!...
No comments:
Post a Comment