Tuesday, July 31, 2012

Belantina Venari - KATËR STINËT



Belantina Venari

KATËR STINËT

Me keq se vapa ne gusht, frymën ma more,
here me mjaltë here me musht, grimca helmi çlirove
me fjale dhe fjali boshe, me ndjell zagushi,
ma mbyll rrezen ne nje qoshe, here qiellin le kufi!

Si gjethe vjeshte, bie trishtimi, mbi mua
me ty, loti buzëqeshte, marrezi, prap të dua,
Gjethe vjeshte, fletë me fletë, stinë melankolike
por une bej si dua vete, i jap jete ëndrës lirike!

Iku vjeshta, erdhi pranvera, s’mbaj mend,
ndoshta kalova stine te tjera, e vetme, pa askënd
ti paskishe qene nje deshire, qe me mbysje ne mungesë,
per nje jete me te mire, kjo çelje stine, beri kthesë!

Të gjitha stinet i do jeta,
vallë...njera nga tjetra
i ndan fantazia, a e verteta?...

No comments:

Post a Comment