Tuesday, July 31, 2012
Ziko Kapurani - MALL
Ziko Kapurani
MALL
Me nje grua te huaj çdo mengjes dal ne verandë-
Me nje koder te larget, qe kembane varet pertej,
Vjen e me genjen, me pak te blerte me rri pranë
Vec nje fjale te bukur malli tek ajo nuk gjej
Nuk eshte Hija ime, Qielli im, as sheshet e Groshtës,
Arome çaji te me sjelle, tym dellinje, naze ahishte,
Nuk me sheh ne sy, e larget me rri, e huaj, e botës,
Shpinen me kthen, me gervisht me hala merzitje.
As puhiza e pishes nuk me vesh filxhanin, gjirin,
As te lehura qeni s’me vijne nga pylli i ahut,
As ere lugine me sjell te mbush agun, shpirtin,
As hingellimen e kalit te me zgjoje rreze agut.
Pa monologe shiu me vjen, pa nje xhufke bore
Nje buzeqeshje jeshile nuk me le dot ne buzë,
Siç me vjen, prape ikën, me le hije te ftohte,
Zemren me ndez e me shuan si te ishte shpuzë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment